8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Shkelje e Kodit Zgjedhor premtimi për rritje pagash dhe shpërblim për pensionistët? Ja si përgjigjet Celibashi

Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi është pyetur të komentojë nëse premtimet e kryeministrit Edi Rama për rritje pagash dhe shpërblim për pensionistët para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, janë në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Celibashi u pyet edhe për komentin e Ramës i cili e quajti Kodin Zgjedhor “kinezëri partish”.

Në përgjigje të gazetarëve, Celibashi tha sot se këto janë deklarata dhe ende nuk ka një veprimtari apo një akt të qeverisë, që KQZ të duhet të vendosë.

“Nëse është ligj është ligj s’di t’i jap përkufizim tjetër. Secili prej nesh ka mendime për rregullime të caktuara”, theksoi Celibashi.

Ilirjan Celibashi: Sa i përket akteve që institucionet nxjerrin vlerësimi mbi përputhshmërinë e akteve me parashikimet është i ndryshëm për akte të ndryshme do duhet të vlerësohen disa rrethana nëse një akt është në përputhje me kodin apo jo.

Ka akte të qeverisë apo dhe institucione të tjera publike për buxhetin që mund të vendosë x kreytar bashkie apo x ministër të financojë një projekt që qëllon që fillon e përfundon brenda 4 muajve para zgjedhjeve.

Parë kështu duket sikur jemi në thyerje të kodit por nëse e vlerësojmë gjithë komponentët…

Dhe në rastin konkret e para s’kemi vendimmarrje, kemi deklarim dhe ne nuk vlerësojmë deklarimet. Do vendosim kur të jetë momenti.

Një gjë mund ta them dhe nuk kam pse ta fsheh e të kem droje.

Në përgjithësi kodi zgjedhor ka ndalime për vendimmarrje të caktuara të institucioneve publike vetëm për përiudhëen 4 muaj para zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re.
Ka ndalime që lidhen vetëm në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Se përse është kështu në kod, nuk di ta them. Ndoshta do ishte mirë dhe për zgjedhjet e qeverisjes vendore do ishte mirë të kishte rregullim, disa kufizime janë të qarta për rastin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Gjithsesi kjo s’do na pengojë që KQZ vendimmarrje të caktuara të mos i vlerësojmë.

Pyetje: Sipas jush, dy vendimet që Rama bëri me dije dje janë në shkelje të vendimit të marrë nga komisioni rregullator?

Ilirjan Celibashi: Në momentin që ne do kemi aktin apo veprimtarinë publike do vendosim. Leximin e Kodit e bëra e kur të jetë momenti do kemi vendimmarrje për atë proces të anoncuar se do ndodhë,për deklaratën nuk mund të jap asnjë gjykim apo vlerësim.

Pyetje: Rama e quajti Kodin Zgjedhor kinezëri partish, cfarë është për ju kodi zgjedhor?

Ilirjan Celibashi: As deklaratat e kryeministrit dhe vlerësimet e tij mbi Kodin Zgjedhor ap dhe të tjerëve s’kam asnjë arsye për t’i komentuar, nëse një gjë është e parashikuar në ligj do duhet të respektohet ligji. Nëse është ligj është ligj s’di t’i jap përkufizim tjetër. Secili prej nesh ka mendime për rregullime të caktuara.w

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...