17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Italisë dhe Shqipërisë”, Rama për vizitën e Melonit në Shqipëri

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për median intaliane TG1 dhe ka ndarë detaje nga pushimet e kryeministres italiane, Giorgia Meloni në Vlorë.

Kjo e fundit së bashku me familjen, zgjodhën të pushonin për disa ditë në Vlorë me ftesë të Edi Ramës.

Kreu i qeverisë tha se Meloni u largua shumë e lumtur së bashku me familjen dhe të dy shkëmbyen ide se çfarë mund të bëhet mes vendit tonë dhe Italisë.

Intervista e plotë:

Kryeministri Edi Rama: Shkoi shumë mirë, ishte shumë e lumtur së bashku me familjen e saj.  Erdhi me traget dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas ne shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Gazetari: Ju të dy keni rrugëtime politike mjaft të kundërta, ju jeni socialist, ndërsa Meloni vjen nga e djathta, Po çfarë keni të përbashkët?

Kryeministri Edi Rama: Mënyrën se si themi atë që mendojmë,  përpos kësaj kemi fatin që këto ndarjet e majtë e djathtë  janë thjeshte pjesë e historisë tashmë.  Në momentin që duhet të merren vendime, duhet të jemi konkret.

Gazetari: Në Shqipëri ka një boom turistësh, po na bëni konkurrencë?

Kryeministri Edi Rama: Të thuash kështu është vërtet e tepërt, sepse konkurrencë Italisë nuk i bën dot askush.

Gazetari: Po cili mund të jetë roli i vendit tonë në afrimin e Shqipërisë në Europë?

Kryeministri Edi Rama: Pavarësisht se kë ka patur Kryeministër, Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë  dhe Giorgia në fakt flet madje për një riunfikim të Bashkimit Europian, jo thjesht për integrim europian.

Gazetari: Së fundi në një episod të veçantë  në rrjetet sociale u bë virale një video  ku një grup italianësh janë larguar nga restoranti pa paguar. Është e vërtetë që kur kryeministrja e ka mësuar këtë i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën?

Kryeministri Edi Rama: Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori:

“Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj”  i tha me atë dialektin e vet fantastik roman.

Spikerja: Pikërisht për këtë çështje që tregon Kryeministri Rama,  mbi llogarinë e papaguar nga disa turistë italianë, ambasada jonë në Tiranë ka shpjeguar se ka shlyer shumën në fjalë, duke përdorur fonde personale të Kryeministres Meloni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...