10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Shkodër: Dy mjete në përdorim të një agjenti krimesh u shkrumbuan nga flakët

Në orët e para të mëngjesit të 30 tetorit, dy makina u përfshinë nga flakët në lagjen “Kongresi i Përmetit” në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë, automjetet në pronësi të Sabaudin Hoxhës, por në përdorim të Ergys Lohjës, agjent krimesh, u shkrumbuan plotësisht, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Dyshohet se shënjestra e këtij akti ka qenë vetë Lohja, i cili është vënë në fokus të sulmeve për shkak të profesionit të tij.

Policia njoftoi: “Rreth orës 03:25, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip ‘Benz ML’ dhe ‘Kiron Ssanyong’, në pronësi të shtetasit Sabaudin Hoxha. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”

Ngjarja nuk është e izoluar, pasi në Shkodër efektivët e policisë kanë qenë shpeshherë në shënjestër të sulmeve, përfshirë atentate, vendosjen e lëndëve eksplozive dhe djegien e mjeteve.

Ergys Lohja ka një histori të mëparshme incidentesh që lidhen me aktivitetin e tij si oficer policie. Në vitin 2019, ai u pezullua nga posti i specialistit të zonës në komisariatin e Shkodrës për shkak të përfshirjes në një grup fajdesh. Ndërsa në vitin 2022, Lohja u akuzua për favorizim të kultivimit të kanabisit në zonën e Velipojës. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Skandal te Flamurtari, kapiteni Trashi përjashtohet pas humbjes me Bylisin

0
Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka marrë një vendim të papritur dhe drastik, duke përjashtuar përfundimisht nga ekipi kapitenin Lorenc Trashi. Vendimi erdhi pas...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 21 Mars 2026

0
Dashi Dita ju sjell energji të fortë dhe vendosmëri për të marrë iniciativa. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni durim...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 21 Mars 2026

0
Më 21 mars 2026, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me disa vranësira të shpërndara gjatë ditës, veçanërisht në veri dhe në zonat...

Ekuinoksi i Pranverës sjell energji të re për tre shenja të horoskopit

0
Ekuinoksi i pranverës, që këtë vit ndodh të premten, më 20 mars, shënon ditën e parë të pranverës dhe rikthimin e energjive pozitive. Ky...

Forcat izraelite:” Irani ka sulmuar bazat amerikano-izraelite në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt”

0
Komandanti i marinës së Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Alireza Tangsiri, ka deklaruar se forcat iraniane kanë goditur dy baza ajrore në Emiratet...