12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Shkodër/Po tentonin t’u shisnin kanabis dhe kokainë bashkëmoshatarve,në pranga dy adoleshentë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy adoleshentë pasi po tentonin t’u shisnin kanabis dhe kokainë bashkëmoshatarve të tyre në shkollë.

Falë informacioneve të policisë, E.H., 16 vjeç posedonte brenda shkollës doza kokaine dhe kanabisi, si dhe kishte me vete një thikë.

Lëndën narkotike 16-vjeçari e siguronte prej G.Dh., 17 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit u gjetën 486 gramë kanabis në formë boçeje dhe doza kokaine. Dy adoleshentët nuk ishin shokë të një shkolle.

Në përfundim të hetimeve u bë e mundur arrestimi i të dy adoleshentëve.

Ndërsa hetimet vazhdojnë për të gjetur furnizuesin e 17-vjeçarit me lëndë narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli” dhe zbatimi i masave të përcaktuara për Paketën e Sigurisë në shkolla.

Si rezultat i bashkëpunimit me oficerët e sigurisë në shkolla, goditen 2 raste të tentativës për t’iu shitur lëndë narkotike, nxënësve.

Vihen në pranga 2 shtetas që tentuan t’iu shisnin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, bashkëmoshatarëve të tyre, në dy shkolla ku ata vetë ishin nxënës.

Njëri prej të arrestuarve mbante edhe armë të ftohtë me vete, në shkollë.

Sekuestrohen 486 gramë kanabis, dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, si dhe një armë e ftohtë thikë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe me oficerët e sigurisë në shkolla, në zbatim të masave të përcaktuara për Paketën e Sigurisë në shkolla, bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i kontrollit të befasishëm, goditën 2 raste të tentativës për shitjen në shkolla, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Si rezultat i kontrollit të befasishëm nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla, rezultoi se një 16-vjeçar posedonte brenda ambienteve të shkollës, një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, si dhe një armë të ftohtë (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll dhe në banesën e 17-vjeçarit (nxënës në një shkollë tjetër në Shkodër) që dyshohet se furnizonte me lëndë narkotike 16-vjeçarin.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 486 gramë kanabis në formë boçeje dhe disa doza kokaine.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera dhe në prani të psikologut, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 16 vjeç dhe G. Dh., 17 vjeç.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin që furnizonte 17-vjeçarin, me lëndë narkotike, për t’ia shitur bashkëmoshatarëve të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksonit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...

Pronari i Onima, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjesti: “Veprim kriminal brenda zyrave,...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka dalë për herë të parë publikisht për të sqaruar incidentin që...

Arrestohet “El Pepe”, i dyshuari kyç në operacionin që çoi në vdekjen e “El...

0
Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar një të dyshuar për trafik droge që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm në operacionin që çoi në...

Trump mund të shtyjë vizitën në Pekin mes tensioneve në Gjirin Persik

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, mund të shtyjë vizitën e planifikuar në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill, ku pritej...

Xhixho: Integrimi europian i Shqipërisë në një nga momentet më të vështira

0
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se procesi i integrimit europian i Shqipërisë po kalon një nga momentet më të vështira. Përmes...