15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shkodër: Vrasje me armë zjarri në Mesditë, viktima ishte i përfshirë në krime të mëparshme

Shkodra është tronditur mesditën e sotme nga një vrasje e rëndë me armë zjarri, e cila ndodhi brenda një lokali në lagjen ‘Ahmet Haxhia’. Viktima është identifikuar si Elis Rroshkodol, banues në Shkodër, i njohur për precedentë të mëparshëm penal.

Në vendin e ngjarjes, policia gjeti një armë zjarri pistoletë në çantën e dorës së Elis Rroshkodolit, me fishekë gati për qitje. Sipas deklaratës së policisë: “Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.”

Elis Rroshkodol, 36 vjeç, kishte një histori të gjatë me ligjin. Në vitin 2023, ai ishte përfshirë në një incident të dhunshëm ku plagosi me thikë një shtetas rumun dhe më pas u arratis në Stamboll. Po ashtu, në vitin 2014, Rroshkodol u arrestua së bashku me një grup shqiptarësh të tjerë për një grabitje në Belgjikë. Ai kishte humbur edhe të atin, Kujtim Rroshkodol, i cili u vra në vitin 1997. Vitet e fundit, Elis Rroshkodol kishte kaluar pjesën më të madhe të kohës jashtë vendit.

Viktima

Në momentin e sulmit, Rroshkodol ishte i ulur në pjesën e jashtme të lokalit, duke biseduar me një person tjetër. Autori i krimit u afrua i maskuar dhe qëlloi drejt tij 18 plumba. Pas kryerjes së aktit, autori u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet. Policia ka nisur ndjekjen për të kapur personin e dyshuar.

Ngjarja ka ngjallur frikë dhe pasiguri në zonë, ndërsa autoritetet po punojnë intensivisht për të zbardhur rrethanat e plota të këtij krimi dhe për të arrestuar autorin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...