11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Shoferi i linjës Sarandë–Athinë dënohet me 3 vite e 4 muaj burg për kokainë

Sarandë – Gjykata e Sarandës ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg shoferin e transportit ndërkombëtar Sarandë–Athinë, Vasillaq Vasili, 52 vjeç, i cili u kap një vit më parë me një sasi të vogël kokainë në pikën kufitare të Qafë-Botës.

Vendimi është shpallur më 23 shtator, ndërsa i pandehuri ndodhej në paraburgim që prej 18 nëntorit 2024.

Kapja në kufi

Sipas dosjes hetimore, rreth orës 19:00 të ditës së arrestimit, Vasili u kontrollua nga policia kufitare teksa drejtonte një furgon “Mercedes Benz” me targa AB643LM. Gjatë kontrollit, në një çantë tip marsup që kishte me vete, u gjetën 6 doza të mbështjella me lëndë pluhuri të bardhë, të dyshuar si kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Nga peshimi, sasia totale rezultoi 3.83 gramë me ambalazh, ndërsa pas analizës laboratorike u vërtetua se bëhej fjalë për 3.329 gramë kokainë.

Në banesën e tij nuk u gjetën sende të jashtëligjshme.

Deklarimet e shoferit

Gjatë marrjes në pyetje, Vasili pranoi se ishte përdorues i kokainës prej shumë vitesh. Ai tha se dozat i kishte blerë në Athinë kundrejt shumës prej 80 euro, pasi çmimi në Shqipëri ishte më i lartë.

“Këtë sasi e konsumoj për një periudhë 12-ditore, në varësi të gjendjes psikologjike. Peshorja që u gjet në çantën time nuk është e imja, por është harruar nga personi që ma ka shitur,” – ka deklaruar ai para hetuesve.

Analizat toksikologjike konfirmuan praninë e metabolitëve të kokainës në organizmin e tij. Megjithatë, ekspertiza e celularit të shoferit nuk nxori të dhëna që të sugjeronin përfshirjen në shpërndarje.

Vendimi i gjykatës

Pavarësisht pretendimeve, Gjykata e Sarandës e deklaroi fajtor për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe e dënoi fillimisht me 5 vjet burg.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 3 vjet e 4 muaj, të cilin 52-vjeçari do ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...