5.5 C
Tiranë
Thursday, March 12, 2026
spot_img

Shoqja tregon tmerrin: Xhuana Nikolli dhunohej sistematikisht nga partneri, la letër para vetëhelmimit

Një ngjarje tragjike ka tronditur familjen dhe qytetin e Lezhës, pasi 25-vjeçarja Xhuana Nikolli ndërroi jetë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” pas vetëhelmimit me fotoksinë.

Një ditë pas ngjarjes familjarët e saj kanë bërë kallëzim në komisariatin numër 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë.
Në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune. Ndërkohë Policia e Tiranës ka shpallur bashkëshortin e saj në kërkim.

Sipas informacioneve çifti ishte martuar në qershor të vitit 2025, por ishin ndarë tre muaj më parë për shkak të konflikteve që kishin mes tyre.
Gazetarja Glidona Daci e ftuar në emisionin “Rudina” tha se vajza ishte gjetur në gjendje të rëndë nga shoqja e saj, e cila më pas kishte lajmëruar urgjencën. Sipas gazetares, shoqja e 25-vjeçares kishte dëshmuar para uniformave blu se Xhuana Nikolli dhunohet në mënyrë sistematike nga partneri i saj.

Më tej gazetarja shton, se ka mësuar se e ndjera ka lënë dhe një letër, e cila ndodhet në duart e hetuesve, të cilët do të bëjnë dhe këqyrjen e aparatit celular të vajzës, për të mësuar më shumë lidhur me këtë ngjarje tragjike.
“Unë mësova nga komunikimet që pata edhe me komisariatin numër 2, që vajza ka lënë edhe një letër. Pra ka shkruar dhe një letër, e cila ndodhet në duart e hetuesve, këta të fundit do të bëjmë edhe këqyrjen e aparatit celular nëpërmjet komunikimeve nëse ka pasur edhe raste të tjera të përsëritura të ushtrimit të dhunës.

Nëse ka pasur raste të tjera që vajza ka shprehur më herët shqetësimin nëse do të bënte diçka me veten, që do i shkaktonte vetëvrasjen dhe kujt ia ka shprehur këtë shqetësim. Shoqja e saj ka treguar që ajo është dhunuar në mënyrë sistematike”, tha gazetarja Daci.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Nuk dua të më lëndojnë më’ – Fjalët e fundit të Xhuana Nikollit në...

0
Detaje të reja kanë dalë pas ngjarjes tragjike me 25-vjeçaren Xhuana Nikolli nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT...

Këngëtari Gjesti në pranga, kapet me armë në Prishtinë

0
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, ai u ndalua rreth...

“Lufta me Iranin do të mbarojë së shpejti sapo të arrihen objektivat” – deklaroi...

0
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një interviste me Axios, deklaroi se operacionet ushtarake kundër Iranit po ecin më shpejt se sa ishte planifikuar...

“Mos i thoni më një gruaje ‘dukesh më e re’” – influencuesja Ting Ma...

0
Komentet për moshën shpesh shihen si komplimente, por për influencuesen Ting Ma ato shpesh përforcojnë stereotipe të rrënjosura: “Jam 55 vjeç dhe dukem tamam...

“Nuk je e larë dhe e shpëlarë me flori!” – Greta përplaset me Brikenën...

0
Një ditë pas Prime-it të fundit, Greta ka ndezur tensione të reja në shtëpi, duke sfiduar hapur Brikenën dhe Mateo. Ajo i ka kujtuar...