10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës/ Basha: “Sot është një ditë apeli për vendet që ende se kanë njohur atë, ta hedhin një hap të tillë”

Ish kryetari i Partisë Demokratike ka kujtuar sot 12 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, sipas të cilët Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të Drejtën Ndërkombëtare.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka kërkuar që edhe shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta hedhin një hap të tillë, pasi në këtë mënyrë kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin në rajon.

“12 vjet nga dita kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të Drejtën Ndërkombëtare, Kosova është e gatshme për t’u bërë pjesë e strukturave euro-atlantike.

Sot është një ditë apeli për vendet që ende se kanë njohur atë, ta hedhin një hap të tillë, i cili do të jetë një kontribut i shtuar për paqe dhe stabilitetin në rajon.

Shqipëria nuk mund të ketë interes më të shenjtë, interes më të lartë se interesat e Kosovës dhe për këtë arsye duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar në proceset e njohjes ndërkombëtare dhe anëtarsimit ne strukturat euro-atlantike siç është dhe KIE”, ka shkruar Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Adriatik Lapaj paralajmëron përballje të re me Edi Rama: “Do të jetë fazë intensive”

0
Tiranë – Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit politik kundër kryeministrit Edi Rama, duke folur për një...

Aksident në unazën e Pogradecit, plagosen dy persona

0
Pogradec – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Sipas informacioneve paraprake,...

20-vjeçari në pranga për drogë në Itali, policia i gjen kokainë, para cash dhe...

0
Leno, Itali – Një operacion i mirëorganizuar i Policisë Lokale në Leno, në provincën e Breshias, ka çuar në arrestimin e një 20-vjeçari të...

Droni godet zonën e Ambasadës Amerikane në Bagdad, tensionet SHBA–Izrael–Iran përshkallëzohen

0
Bagdad – Një sulm me dron ka goditur zonën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, afër aeroportit të Bagdadit, raportoi agjencia Reuters, në një...

Përmbyset kamioni në Qafë Thanë, derdhet vaji në asfalt

0
Qafë Thanë – Një aksident rrugor është regjistruar në orët e fundit në aksin e Qafë Thanës, ku një kamion është përmbysur duke shkaktuar...