8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Shpenzimet për arsimin e fëmijëve do të zbriten nga tatimi për prindërit me të ardhura të ulëta

Administrata Tatimore ka sqaruar se prindërit me të ardhura vjetore bruto nën 1,2 milionë lekë do të mund të zbritin 100 mijë lekë për shpenzimet e arsimimit të fëmijëve nën 18 vjeç, duke përfshirë edhe kurset e gjuhëve të huaja.

Si do të aplikohet:
• Shpenzimet do të deklarohen në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave DIVA për vitin 2025, e cila do të plotësohet në mars 2026.
• Dokumentet që justifikojnë shpenzimet janë: kontratat me institucionet arsimore dhe faturat ose dokumentet e pagesës për kurset e gjuhëve të huaja. Këto dokumente duhet të ruhen, por nuk ngarkohen automatikisht në sistemin DIVA.
• Pas rillogaritjes së tatimit, prindërit me të ardhura nën 1,2 milionë lekë do të përfitojnë kompensim për diferencën e tatimit të mbetur, të cilin mund ta kërkojnë brenda tre muajve pas dërgimit të kërkesës.

Sqarimi i Tatimeve:

“Kërkesa për zbritje nga baza tatimore bëhet nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme. Dokumenti që do të ruhet për deklarim është kontrata me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo kurset e gjuhëve të huaja.”

Ky vendim synon të lehtësojë shpenzimet për edukimin e fëmijëve dhe të rrisë aksesin në arsimin formal dhe kurset shtesë për familjet me të ardhura të kufizuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...