10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shpërthen bombula e gazit në Sauk: 3 familjarë të lënduar

Një bombulë gazit ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Sauk, duke shkaktuar plagosjen e tre anëtarëve të një familjeje.

Si pasojë e shpërthimit dhe flakëve kanë mbetur të lënduar pronari i banesës, Agim Daxha, 46 vjeç, djali i tij, Bjorgo Daxha, 19 vjeç, dhe gjyshja e tyre, Lutfie Daxha, 70 vjeç.

Të tre të plagosurit janë transportuar në spital dhe janë në kujdesin e mjekëve. Ndër ta, gjendja e gjyshes së familjes shihet si më serioze, ndërsa dy të tjerët paraqesin një gjendje relativisht më të qëndrueshme.

“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve”,-njofton policia.

Grupi hetimor po ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj. Trupi i pajetë i...