10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shpërthim eksplozivi në derën e vilës së ndërtuesit në Sarandë, nuk dihen ende motivet e ngjarje

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.4 rreth orës 04:35. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Lefter Lefteri alias Afez Kulla..
Lënda e eksplozivit ishte vendosur në derën e vilës ku ai banon.

Në objektin ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej katër anëtarësh e 54-vjeçarit. Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qenë punonjës i administratës publike. Muajt e fundit Lefteri është kallëzuar madje dhe shoqëruar në Komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa policia po heton për të gjetur autorët dhe arsyen e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...