Pogradec, Shqipëri – Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së premtes në byrektoren e quajtur ‘Axhensia’, në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë shkaktuar nga rrjedhja e gazit, që ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Pas alarmit, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve dhe policia. Flakët janë vënë nën kontroll, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit dhe për të vlerësuar sasinë e dëmeve.