Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Lezhë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në një zonë biznesi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, brenda një byrektoreje në pronësi të një shtetasi me iniciale K.M., ku paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Si pasojë, ambientet e lokalit janë dëmtuar ndjeshëm, ndërsa vala e shpërthimit ka thyer xhamat e tre automjeteve të parkuara pranë dhe ka shkaktuar dëmtime edhe në disa biznese fqinje.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të shpërthimit.






