12.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Shpërthim pranë një banese në Shkodër, dëme materiale

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë një banese në Shkodër. Incidenti ndodhi rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, pranë derës së banesës së shtetasit R. G.

Policia raportoi se shpërthimi, i shkaktuar nga një sasi e vogël lënde plasëse, ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasur viktima apo të lënduar.

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë derës së banesës së shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.”

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është duke kryer veprime për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...