11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shpërthim tritoli në Tiranë – Në shënjestër garazhi i Elvis Kosovës, një emër i njohur për policinë

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Tiranë, duke vënë në alarm banorët e zonës. Objektivi i sulmit ka qenë garazhi në pronësi të Elvis Kosovës, 39 vjeç, një emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese.

Sipas burimeve zyrtare, lënda plasëse dyshohet se është vendosur në portën hyrëse të garazhit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht në disa automjete të parkuara në afërsi. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar.

Elvis Kosova, i njohur në qarqet e makinave luksoze dhe garave ilegale si “Visi i garave” apo “Visi i makinave të shpejta”, nuk është i panjohur për policinë. Në gusht të vitit 2024 ai u arrestua për përvetësimin e një automjeti të markës Audi R8, me vlerë rreth 200 mijë euro, në bashkëpunim me një shtetas turk.

Sipas hetimeve të atëhershme, automjeti ishte marrë me qira në Gjermani nga shtetasi turk, dhe pas hyrjes në Shqipëri i ishte dorëzuar Elvis Kosovës. Ky i fundit dyshohet se e ka mbajtur makinën për vete, duke manipuluar dokumentacionin dhe pretenduar se automjeti i ishte “lënë” nga pronari. Shtetasi turk ka bërë kallëzim në polici duke pretenduar se automjeti i ishte vjedhur pranë një hoteli afër stadiumit “Air Albania”.

Ndërkohë, hetimet për shpërthimin e sotëm janë në vijim. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe për zbardhjen e motivit të vendosjes së tritolit, që dyshohet të jetë i lidhur me të kaluarën kriminale të Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...