10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Shpirt, më vrau me thikë” – Dëshmia e bashkëshortes së 42-vjeçarit të vrarë në Kalën e Beratit

Ngjarja e rëndë që tronditi Beratin, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra me thikë në Kalë, merr një dimension tragjik pas rrëfimit të bashkëshortes së tij, Vjola Haxhia. Ajo përshkruan me dhimbje momentet e fundit të jetës së bashkëshortit, i cili u godit nga Kristo Mema pas një debati të çuditshëm mbi një kalë.

“Ne vizituam kalanë me familjen dhe nënën e bashkëshortit. Vajza jonë 8-vjeçare pa një kalë të lidhur dhe kërkoi ta prekte. Keli iu afrua bashkë me të, pa e ditur që pronari do të shfaqej i tërbuar. Burri im i tha qetë: ‘Mos u shqetëso, kam pasur kuaj, di si t’i trajtoj’”, rrëfen Vjola.

Sipas saj, autori filloi një debat me tone ofenduese dhe vulgare.

“Bashkëshorti im i tha: ‘Je në moshën e gjyshit tim, nuk merrem me ty’. Kur po largoheshin, autori e pështyu tri herë dhe e ofendoi rëndë. Keli u kthye, por në sekondë ai e goditi me thikë. Më tha: ‘Shpirt, njofto ambulancën, më vrau me thikë’, dhe ra në tokë i mbuluar me gjak”, shton bashkëshortja.

Vjola Haxhia thekson se ngjarja ndodhi para dhjetëra turistëve, duke mohuar versionet që qarkullojnë në media se sherri kishte nisur për shkak të një fotografie me kalin.

“Ne jetojmë në Angli dhe ishim me pushime. Keli nuk bëri asnjë foto, nuk kishte arsye për konflikt. Fëmijët e mi janë në shok – nuk flenë, nuk hanë, nuk flasin. Shteti duhet të interesohet për ta, jo të heshtë”, përfundon ajo.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka hapur debate mbi sigurinë në zonat turistike, ndërsa familjarët kërkojnë drejtësi për humbjen e parakohshme të Keli Hoxhës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...