11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shqipëri-Kosovë sot në Elbasan/ “Rama:Marrëveshja që kemi sot përpara, lehtëson procedurat për marrjen e një leje qëndrimi automatike”

Në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së përashkët të dy qeverisë mes Shqipërisë e Kosovës, kryeministri Rama listoi marrëveshjen mes dy vendeve ndërsa theksoi se sfidë mbetet zbatueshmëria e tyre.

“Ky është takimi i 7, sot mblidhemi pas një viti sfidues për shkak të pandemisë, por edhe pasi kemi arritur të kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që janë diskutuar e vënë në vijë.Kemi një numër marrëveshjesh dhe një pjesë janë në rrugën e zbatimit, një pjesë janë zbatuar, sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve, të realizojmë një sinergji në të gjitha fushat.

Sot e sjjellim bashkëpunimin më pranë, cojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, punëismit dhe ndërveprimin më të madh mes dy bashkësive në dy anët e kufirit. më vjen mirë që sot angazhohemi për pikën kufitare në Shishtavec dhe për trafikun lokal të kufirit. Marrëveshja që kemi sot përpara, lehtëson procedurat për marrjen e një leje qëndrimi automatike. Nga ana tjetër krijohen kushte të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës.

Njohja e sigurimeve shoqërore është një marrëveshje që është pjesë e së njëjtës paketë, jep një mesazh kupim plotë për garantimin e lirisë së cdo qytetari për të punuar e jetuar në ciliëndo anë të kufirit. Të diplomuarit do kenë njohje reciproke shumë shpejt, verifikimi do kryhet në mënyrë elektronike, hiqen shkresat burokratike, diskrecioni i përgjigjes sipas dëshirës së burokracisë. Është një marrëveshje inovatore, dhe suksesi i saj mund të shërbejë si shembull për njohjen e diplomave në të gjithë rajonin.” u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...