18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Shqipëria bashkëhartuese me SHBA-të për çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit

Në Tiranë kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur Shqipërinë si bashkëhartuese të qëndrimeve për çështjen e Ukrainës, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Që prej fillimit të këtij viti Shqipëria është anëtare jo e përhershme në këtë Këshill. Për zotin Rama, përgjedhja e Shqipërisë është një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe, por dhe konfirmim i një pozite tjetër të vendit në arenën ndërkombëtare.

“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse, ky është termi, në Këshillin e Sigurimit në Kombeve e Bashkuara lidhur me çështjen e Ukrainës”, njoftoi sot kryeministri Edi Rama në një konferencë të posaçme shtypi me në krah ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Shqipëria bëhet kështu një partnere e veçantë e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, për çështjen ndoshta më të nxehtë botërore të momentit, gjë e cila sipas zotit Rama është një vlerësim për qëndrimet dhe rolin që asaj i takon të luajë.

Me pozicionin e saj si anëtar jo i përhershëm marrëdhëniet më Shtetet e Bashkuara, siç theksoi ai kanë marrë një dimension të ri, i cili pasurohet dhe me këtë fakt të ri.

“Krijimi i këtij çifti SHBA dhe Shqipëri në Këshillin e Sigurimit për të qenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet tanimë partnerë të ngushtë në këtë proces do të ndërmarrin”.

Nga ana e saj ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dha më shumë detaje rreth asaj që përfaqëson ky partneritet i ri me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit.

“Eshtë një bashkëautorësi me SHBA-të në veprimet e Këshillit të Sigurimit që përkthehet konkretisht në një sërë hapash dhe veprimesh. Vendet tona do të bashkëpunojnë ngushtë në mënyrë të pandërprerë përmes kësaj mundësie në lidhje me këtë çështje, do të ndajnë informacion në mënyrë prioritare dhe do të jenë në origjinë të çdo nisme që lidhet me këtë temë, me thirrjen e takimeve, me përgatitjen e projekteve të para për deklarime për shtyp. Siç është rregulli, bashkëhartuesit janë të parët që flasin për çështjen në fjalë në takimet e Këshillit të SIgurimit”, shpjegoi zonja Xhaçka.

Në politikën e saj të Jashtme, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, por dhe Nato, ku Shqipëria është anëtare, janë partnerët kryesorë me të cilët vendi ka linjëzuar qëndrimet e veta. Në rastin e Ukrainës, të qenit bashkëhartuese në krah të Uashingtonit e bën akoma dhe më të prerë pozicionin e Tiranës.

“Qëndrimet tona janë publike, janë të qarta, janë të drejta besoj unë. Ne nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik i Shqipërisë, por ne kemi një ndarje shumë të qartë në këtë pikë”, nënvizoi ai.

Për kryeministrin shqiptar, i cili pas 10 ditësh pritet të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken në Uashington, “bisedimet janë rruga e gjetjes së të gjitha arsyeve të mundshme të imagjinueshme për të dialoguar dhe për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta, edhe pse ato janë në dukje tejet të vështira për tu gjetur”.

VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Korçë, 78-vjeçari Gezim Vija u gjend i vrarë në banesë nga punonjësi i postës

0
Trupi i pajetë i 78-vjeçarit Gezim Vija u zbulua mëngjesin e së enjtes nga një punonjës i postës që shpërndante pensionet. Kur ai nuk...

Pengmarrja në Himarë, 35-vjeçari shtrohet në psikiatri: dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike

0
35-vjeçari Spiro Dhimaleksi, i cili një ditë më parë mbajti peng dhe kërcënoi jetën e prindërve të tij në Himarë, është shtruar në spital...

Vrasja e 78-vjeçarit në Korçë, fqinjët: “Njeri i qetë, pa konflikte me askënd”

0
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së 78-vjeçarit Gëzim Vija, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në...

Rrok Dodaj sqaron mungesën në takimin me Ramën: “Keqkuptim teknik, u tërhoqa vetë”

0
Kryetari i bashkisë së Pukë, Rrok Dodaj, ka reaguar publikisht pas situatës së krijuar në takimin e kryebashkiakëve me kryeministrin Edi Rama, ku ai...

Berisha: “Pas skandalit të AKSHI qëndron Linda Rama, Balluku vetëm fasadë”

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me atë që e cilëson si “skandali i AKSHI-t”, duke pretenduar se...