10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Shqipëria bëhet pjesë e mekanizmit për Mbrojtjen Civile në Bashkimin Europian

Nga sot Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, që ka në themel sistemin e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë.

Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič, është takuar në Tiranë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi ku ka nënshkruar marrëveshjen në emër të BE për t’i dhënë Shqipërisë statusin e anëtarit në këtë mekanizëm.

“Sot jam krenar të mirëpres Shqipërinë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së. Ky hap vjen në një moment vendimtar kur rreziqet natyrore janë më të shpeshta dhe më intensive. Një fatkeqësi mund të godasë kudo dhe në çdo kohë dhe sistemet tona të reagimit ndaj krizave duhet të jenë gati për t’i bërë ballë edhe pasojave të ndryshimeve klimatike.

Dua të falënderoj autoritetet shqiptare të mbrojtjes civile për vendosmërinë dhe përpjekjet e tyre të palodhura për ta sjellë në jetë këtë zhvillim të rëndësishëm. Duke punuar së bashku, ne mund ta përmirësojmë ndjeshëm përgatitjen tonë për emergjencat dhe të ndërtojmë një sistem më fortë të menaxhimit të fatkeqësive në Evropë”, deklaroi ai gjatë fjalës së tij.

Ministri Peleshi u shpreh se BE ka qenë pranë Shqipërisë në ditët më të vështira duke përmendur tërmetin e vitit 2019.

Çfarë parashikon anëtarësimi në këtë mekanizëm

Ai bazohet në bashkëpunim dhe solidaritet, në rastet e fatkeqësisë natyrore dhe në rast se një nga shtetet anëtare përballe me një situatë të tillë, shtetet e tjera ofrojnë ndihmë.

Si anëtare me të drejta të plota e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Shqipëria jo vetëm që do të jetë në gjendje të marrë mbështetje të menjëhershme, por gjithashtu mund të dërgojë ndihmë në vendet e goditura nga një fatkeqësi nëpërmjet Mekanizmit, duke çuar në një reagim më të fortë dhe më të koordinuar ndaj krizave në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...