9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Shqipëria do të marrë një kredi nga Italia/ Ahmetaj: “Është pjesë e angazhimit prej 90 mln euro që do të përdoret për…

Sot në mbledhjen e qeverisë është miratuar vendimi se Shqipëria do të marrë një kredi nga Italia. Zv.kryeministri Arben Ahmetaj dha detaje nga vendimi, duke thënë se kjo kredi është pjesë e angazhimit 90 mln euro.

Sipas Ahmetaj fillimisht do të merren 30 mln euro për të përmirësuar rrjetin e energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë dhe më pas pjesa tjetër do të merret për bujqësinë dhe emergjencat civile.

“Unë do të ndaja me qytetarët kalimin e një vendimi të rëndësishëm në raport me sektorin e energjisë. Sapo kaluam një draft marrëveshje që ka marrë formën e marrëveshjes me Italinë, ka të bëjë me atë angazhim të qeverisë italiane në raport me konferencën e donatorëve për rindërtimin, i dedikohet një shumë prej 30 mln eurosh përmirësimit të rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë.

Është pjesë e angazhimit prej 90 mln euro kredi të qeverisë italiane dhe do të pasohet me javët që vjen me një 30 mln kredi në sektorin e bujqësisë dhe një 30 mln euro tjetër që ka të bëjë me emergjencat civile e dedikuar për pajisjet e vjetërsuar të flotës së emergjencave civile”, tha Ahmetaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...