10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Shqipëria do t’i mbetet gjithmonë besnike Bashkimit Evropian”, shprehet Rama sot në Zvicër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Davosi i Zvicrës ka folur për rrugën evropiane të Shqipërisë, por edhe të shteteve të tjera të rajonit.

Ai theksoi se çfarëdo që të ndodhë brenda familjes së madhe evropiane, Shqipëria do t’i mbetet gjithmonë besnike Bashkimit Evropian.

“Ne u jemi besnikë perandorive, kështu që çfarë  do të ndodhë, ne do ti mbetemi besnikë BE-së. Komiteti Politik Evropian është i mirë. Ne duam që të gjithë të jenë brenda BE-së. Francezët nuk janë shumë entuziastë që të jemi pjesë e BE-së . Gadishulli ynë është emëruar Evropë, përpara se Evropa të quhet Evropë”, tha ai.

Shefi i qeverisë theksoi se njerëzit në Bruksel duhet ta kuptojnë se ka rënë besimi në BE, dhe këtë gjë po e mbulojnë në shtim të simpatisë për presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Sipas Ramës, ky tregues nuk gjen vend në Shqipëri, pasi vendi ynë shtoi ai është mbështetës i paepur i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Njerëzit në Bruksel duhet të kuptojnë se besimi në BE po pëson rënie dhe Putini po shihet gjithnjë si hero, jo në Shqipëri, sepse ne jemi të përkushtuar dhe e duam BE 99 % dhe e duam SHBA 100% dhe ne duam ta ruajmë këtë”, shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...