11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Shqipëria është me Kosovën”, Deklaratat e Xhaçkës kritikohen nga Serbia “Xhaçka, po e inkurajon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “që të vazhdojë me provokime”

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, po e inkurajon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “që të vazhdojë me provokime”.

Ministrja Olta Xhaçka tha dje se Shqipëria është me Kosovën dhe i ka bërë autoriteteve të Serbisë të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që po refuzojnë t’i largojnë ato.

“Të luash me zjarrin është ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, tha Xhaçka në një postim në Facebook.  Daçiç për “Tanjug”  u shpreh se Xhaçka “nuk ia ka kujtuar Kurtit se ka obligime ndërkombëtare”.

“Ajo nuk ia ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet relevante, si dhe obligim për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e të mos dërgojë njësite shqiptare të armatosura në veri dhe të mos arrestojë serbë vetëm se janë serbë”, tha Daçiç.

“Në vend që ta paralajmërojë që të mos e kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon, ministrja shqiptare e inkurajon atë për provokime të mëtejshme. Prandaj ajo dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjithçka që po ndodh dhe mund të ndodhë në Kosovë”.

Ai thotë se “Serbia do të bëjë gjithçka për paqen, me presidentin Aleksandar Vuçiç në krye, por po ashtu do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur popullin serb nga terrori”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...