10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Shqipëria humb ndaj Izraelit,Edi Reja i zhgënjyer “Në të gjitha ndeshjet ka një arsye pse kemi humbur”

Trajneri Edi Reja u shfaq mjaft i zhgënjyer për humbjen ndaj Izraelit dhe veçanërisht për gabimin në golin e barazimit, pasi deklaroi se është e pafalshme që skuadra të hidhet përpara në atë mënyrë dhe të kapet.
Tekniku italian tha se nuk ka thënë asnjëherë që Shqipëria është favorite, teksa shtoi se prej tre vitesh sheh që skuadra bën ndeshje të mira, por penalizohet nga gabime të rënda, që nuk e lejojnë të bëjë atë hapin e madh përpara.

Humbja: Ka një arsye pse nuk luajtëm aq mirë në pjesën e dytë pas golit të tyre, e njëjta gjë ndodhi në Islandë. Kishte intensitet ekipi dhe ata pritën momentin për të shënuar golin e barazimit, ishin tre veta përballë dy mbrojtësve tanë.

Nuk mundet kur jenë në avantazh të bësh një gabim të tillë. Ne nuk arritëm t’ja dilnim edhe në Islandë. Në të gjitha ndeshjet ka pasur një arsye pse kemi bërë gabim. Nuk e kuptoj pse duhet të bëjmë vetëm një pjesë të parë të mirë dhe të na kapin në kundërsulm kur jemi në avantazh, siç ndodhi në golin e barazimit që ishin vetëm Gjimshit dhe Veseli pas.

Pse nuk ia dalim të fitojmë? Si favoritë nuk e kam thënë, por nuk mund të themi që kemi qenë favoritë. Luajmë ndaj Islandës dhe Izraelit dhe kush e njeh futbollin e di sa skuadra të vështira janë. Kemi bërë gjithmonë gabime dhe nuk mund të bëjmë dot atë hapin përpara. Ka dy ndeshje brenda 90 minutave kur je dhe kur nuk je në avantazh, dhe ne duhet ta kuptojmë, lojtarët duhet ta kuptojnë kur është rreziku. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe jo të mendojmë se jemi favoritë.

Shthurja pas golit të barazimit dhe ndërrimet e bëra shpejt: Bëra disa ndryshime për t’i dhënë më shumë forcë skuadrës përpara sepse nuk po avanconin dot, provova të ngre ekipin edhe me lojën në ajër. Por loja jonë u kompromentua kur ishim në avantazh që ata morën barazimin, pastaj ne u demotivuam e kundërta ndodhi me ata. Më pas duhej të ndërroja Abrashin pasi nuk ishte në formë, pastaj futa Gjasulën. Por ata ishin të karikuar nga goli dhe morën shumë zemër. Në pushimin mes pjesëve u thash lojtarëve të futeshin në fushë dhe të mos pësonin gol, por ja që ndodhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...