10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shqipëria mes plumbave , 3 ekzekutime në 48 orë

Tre persona janë ekzekutuar në dy ditët e fundit në Shqipëri!

Sot Gjin Guri në Dukagjin

Dje Martin Bardhi në Rrëshen dhe Fatjon Dervishi në Sukth.

Zef Guri është i vrari i fundit, ku në malin e Shoshit në Dukagjin, është qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj tij dhe të birit, Gjin Guri, një emër i njohur ky për drejtësinë.

Sipas burimeve, shënjestër e atentatit ka qenë i biri për shkak të konflikteve për kultivimin e narkotikëve.

Policia ka marrë njoftimin rreth orës 18:45 dhe shërbimet e saj, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk e kanë pasur të lehtë mbërritjen.

Gjin Gurit, djalit të viktimës në Dukagjin i është vendosur dhe tritol në lokalin e tij në buzë të rrugës që të çon në malin e Shoshit në Dukagjin, ngjarje e shënuar më 15 nëntor të vitit 2021. I shumëkërkuari, Gjin Guri ishte dënuar me vendim të formës se prerë më 7 vjet e dy muaj burg për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të Armëve luftarake” dhe “Kanosje”, pas shkëmbimit të zjarrit me skuadrën e policisë.

Në Rrëshen, përpos vrasjes së 59-vjeçarit Martin Bardhi, në lokalin e tij, rreth orës 10:40 pranë Komisariatit dhe Spitalit, u plagosën tre të afërmit e tij, Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku, pronar i një lokali në zonë dhe Indrit Bardhi.

Fatjon Dervishi, sipas burimeve, është qëlluar mbrëmjen e djeshme me breshëri kallashnikovi, te shinat e trenit në Katund të Sukthit, duke shkaktuar vdekjen e tij gjatë transportimit për në spital.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...