14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Shqipëria në arenën ndërkombëtare gëzon një imazh serioz e të respektuar”, Xhaçka për sesionin e 77-të të Asamblesë së OKB-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka ndarë një mesazh pas përfundimit të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ajo shprehet mes të tjerash se “vendi ynë gëzon tashmë në arenën ndërkombëtare një imazh serioz e të respektuar”.

“Java e nivelit të lartë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB është gjithmonë një ngjarje e veçantë, me shumë intensitet e shumë ngarkesë. Në këtë sesion të 77, kemi pasur një angazhim vërtet të paprecedentë edhe për faktin që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Por jo vetëm kaq.

Ajo që mund të them me shumë krenari, por që besoj duhet të bëjë krenarë edhe qytetarët shqiptarë, është që vendi ynë gëzon tashmë në arenën ndërkombëtare një imazh serioz e të respektuar, Shqipëria është një vend zëri i të cilit sot dëgjohet dhe respektohet. Nuk jemi, siç ndodh shpesh me vendet e vogla, thjesht një spektator në arenën e madhe globale, por një kontribues me ide edhe në debatet e mëdha për krizën ushqimore, për agresionin rus në Ukrainë, e deri tek reformimi i OKB.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...