5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shqipëria pëson humbje 0-1 ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 0-1 nga Gjeorgjia në stadiumin “Air Albania”, në një sfidë që vlente për raundin e dytë të ndeshjeve në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Një supergol i shënuar nga Kochorashvili në minutën e 71-të vendosi fatin e ndeshjes, me kuqezinjtë tanë që nuk arritën të godasin asnjëherë portën e mbrojtur nga Mamardashvili. Pas fitores me Ukrainën tre ditë më parë, Kombëtarja shqiptare merr një humbje në shtëpi, që është edhe e para në epokën e trajnerit Sylvinho në “Air Albania”. Ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë do ta luajnë më 11 tetor në Pragë, kundër Çekisë.

Përmbledhje e Ndeshjes:

Dueli nisi me shumë kujdes nga lojtarët e të dy skuadrave, aq sa për momente të caktuara ndeshja u bë e mërzitshme. Në 20 minutat e para, tanët ishin në kontroll të situatës, teksa më pas miqtë dolën në lojën e tyre dhe rrezikuan në sulm. Pavarësisht disa ngacmimeve të vogla, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Fraksioni i dytë ishte pothuajse identik me 45 minutat e para, ndërsa miqtë rrezikuan në dy raste. Pas këtyre rasteve, duhej një perlë nga Kochorashvili në minutën e 71-të, që Strakosha të shoqëronte topin me sy në rrjetë, pa pasur asnjë mundësi reagimi. As futja në lojë e Uzunit dhe Seferit nuk solli ndonjë shkëndijë për skuadrën shqiptare, ndërsa Strakosha me dy pritje vendimtare e mbajti ekipin në lojë deri në fund. Megjithatë, Kombëtarja nuk arriti të prodhojë asnjë gjuajtje në portë, madje as gjatë katër minutave shtesë.

Situata e Grupit B1:

Pas përfundimit të ndeshjeve të dyta në Grupin B1 të Ligës së Kombeve, kryeson Gjeorgjia me gjashtë pikë të plota, e ndjekur nga Shqipëria me tre pikë, të njëjta me Çekinë. Në fund të renditjes është Ukraina me zero pikë. Në ndeshjen tjetër të grupit, Çekia mposhti Ukrainën me rezultatin 3-2.

Notat e Lojtarëve:

Autori i golit, Kochorashvili, ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë, me një notë prej 8.1. Ndërkohë, për Shqipërinë, Ylber Ramadani ishte më i vlerësuari, me një notë prej 7.7, ndërsa Rey Manaj zhgënjeu, duke marrë notën 6.3.

Komentet Kryesore nga Ndeshja:

90+4′ Mbyllet ndeshja, Gjeorgjia fiton 0-1 ndaj Shqipërisë në Tiranë.
90′ Katër minuta shtesë.
90′ Strakosha bën heroin në dy raste.
81′ Myrto Uzuni zëvendëson Bajramin.
75′ Davitashvili zëvendëson Kvaratskhelian te miqtë.
72′ Jasir Asani dhe Rey Manaj largohen, Sebastian Spahiu debuton për Kombëtaren, në fushë edhe Seferi.
71′ Kochorashvili ndëshkon Shqipërinë me një supergol, në të parën goditje në portë.
67′ Gabim nga tanët, Ismajli shpëton situatën.
60′ Arbër Hoxha i lë vendin Qazim Laçit.
58′ Sërish Gjeorgjia me një rast të mirë, por topi shkon jashtë.
55′ Mitaj gabon dhe i dhuron topin kundërshtarëve; goditja e miqve shumë pranë portës.
46′ Nis pjesa e dytë, asnjë zëvendësim për dy skuadrat.
45+1′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë në “Air Albania”.
45′Një minutë shtesë në fund të pjesës së parë.
44′ Miqtë kontrollojnë minutat e fundit, tanët dalin nga presioni.
39′ Asani dhe Hoxha ‘ngacmojnë’ nga krahët, ende asnjë rast serioz për shënim.
21′ Kvaratskelia “fal” Shqipërinë, sfera kalon gjithë pasqyrën e portës. Tanët me fat.
3′ Mundësi e mirë për tanët, Manaj nuk përfiton nga brenda zonës. Gjuajtja ndalet nga mbrojtësit.
1′Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.

Statistikat kundër Gjeorgjisë:

Në 16 përballje mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, Shqipëria ka fituar vetëm 3 herë, ndërsa Gjeorgjia ka fituar 9 herë, dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim. Bilanci i golave gjithashtu është në favor të kundërshtarëve: në portën kuqezi janë shënuar 24 gola, ndërsa Shqipëria ka realizuar vetëm 13.

Formacionet Zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, A. Hoxha, Manaj
Trajner: Sylvinho
Gjeorgjia (3-5-2): Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Koçorashvili, Kiteishvili, Lokoshvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze
Trajner: Willy Sagnol

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...