10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Shqiptarët me gjashtë deputetë në parlamentin e ri të Malit të Zi

Në parlamentin e Malit të Zi të pas zgjedhjeve të mbajtura ditën e djeshme do të ketë në përbërje 6 deputetë shqiptarë, 4 nga partitë nacionale shqiptare dhe dy nga partitë qytetare.

Dritan Abazoviç ( URA), Drita Llolla ( DPS) ndërsa nga partitë nacionale në parlament do të jenë pjesë Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Genci Nimanbegu i Aleancës Shqiptare si dhe Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi Shqiptar.

Shumicën e votave, me 26 përqind, e ka marrë lëvizja “Evropa Tani”, ndjekur nga aleanca “Së bashku” e përbërë nga DPS-SD-LP-DUA me 23.9 për qind.

Për 81 ulëset e Parlamentit të Malit të Zi garuan 15 parti dhe koalicione. Të drejtë vote kishin 542.468 qytetarë.

Sipas të dhënave të para, në këto zgjedhje votuan rreth 56 për qind e votueseve me të drejtë vote. Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik në Mal të Zi, shifra paraqet rënie të numrit të votuesve për 20 për qind, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2020.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Edi Rama riorganizon PS-në, emëron drejtues të rinj në 12 qarqe për zgjedhjet vendore

0
Tiranë – Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një riorganizim të strukturave të partisë në funksion të përgatitjes për...

Adriatik Lapaj paralajmëron përballje të re me Edi Rama: “Do të jetë fazë intensive”

0
Tiranë – Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit politik kundër kryeministrit Edi Rama, duke folur për një...

Aksident në unazën e Pogradecit, plagosen dy persona

0
Pogradec – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Sipas informacioneve paraprake,...

20-vjeçari në pranga për drogë në Itali, policia i gjen kokainë, para cash dhe...

0
Leno, Itali – Një operacion i mirëorganizuar i Policisë Lokale në Leno, në provincën e Breshias, ka çuar në arrestimin e një 20-vjeçari të...

Droni godet zonën e Ambasadës Amerikane në Bagdad, tensionet SHBA–Izrael–Iran përshkallëzohen

0
Bagdad – Një sulm me dron ka goditur zonën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, afër aeroportit të Bagdadit, raportoi agjencia Reuters, në një...