6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Shqiptarët në qendër të një operacioni antidrogë në Korfuz: 10 të arrestuar dhe 9 të tjerë në kërkim

Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe shqiptare ka çuar në arrestimin e 10 persona dhe shpalljen në kërkim të 9 të tjerësh në Korfuz. Grupi dyshohet se ka operuar si një organizatë kriminale e specializuar në trafikimin e kokainës.

Drejtuesit kryesorë të kësaj bande janë identifikuar si një shqiptar 38-vjeçar dhe një 45-vjeçare. Ata përballojnë akuza për krijimin, drejtimin dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e kokainës. Operacioni policor, që zgjati për dy ditë, çoi në arrestimin e 5 shqiptarëve dhe 5 grekëve, duke përfshirë edhe një ish-polic në mes të tyre, i cili kishte qenë arrestuar më parë për grabitje në vitin 2020.

Operacioni ka zbuluar një rrjet të gjerë trafikimi droge, duke përfshirë 9 anëtarë të tjerë që janë shpallur në kërkim. Mes tyre janë 3 të burgosur me role të ndryshme në organizatë, si dhe 26 persona të tjera që janë përfshirë në blerjen e lëndëve narkotike nga ky grup kriminal. Drejtuesi shqiptar konsiderohet përgjegjës për organizimin e trafikut të drogës dhe koordinimin e veprimeve të anëtarëve të tjerë të grupit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...