11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Shqiptarët, të vetmit në Evropë që shpenzuan për këtë gjë në pandemi

Ndonëse 2020-a ishte një vit pandemik dhe për disa muaj vendi ishte pothuajse tërësisht i mbyllur e më pas shumë punuan online, sërish shpenzimet për veshje dhe këpucë u rritën, duke shënuar një rast unik në Europë, teksa të gjithë shtetet e tjera rezultojnë se kanë blerë më pak veshje, ose në raport njësoj me vitin e mëparshëm.

Të dhënat u bënë të ditura nga statistikat e Eurostat. Sipas institucionit europian të statistikave, shpenzimet nominale për frymë për kategorinë veshje e këpucë, të matura në euro, (sipas barazisë së fuqisë blerëse) ishin 151 euro në vitin 2020, duke arritur nivelin më të lartë që nga 2011-a, kur raportohen të dhënat. Në raport me vitin e mëparshëm, ky shpenzim u rrit me 9.4%.

Ndryshe ka ndodhur në shtetet e tjera të rajonit dhe madje edhe të Europës, që duke qenë pothuajse të mbyllura gati gjithë vitin, nuk kanë menduar shumë që të ndryshojnë gardërobën e tyre. Vetëm në Spanjë, shpenzimet për veshje u rritën lehtë me 0.6%, ndërsa në gjithë vendet e tjera kjo tendencë është në rënie, më e fortë në Turqi dhe në Maltë (përkatësisht -47% dhe -53%).

Në vlerë nominale, shqiptarët shpenzojnë më pak për veshje, por kjo është e kushtëzuar nga të ardhurat totale të tyre, ndërsa në raport me shpenzimet totale, pesha është 5.2%, nga 4.6% që është mesatarja e Bashkimit Europian për këtë kategori konsumi, për vitin 2019.

Sipas Eurostat, në Shqipëri, çmimet e veshjeve janë sa 92.7% e mesatares europiane. Veshjet më të lira në Europë janë në Turqi (43.6% e mesatares europiane).

Në Shqipëri, gjatë 2020-s, mbyllja nuk ishte aq drastike sa në pjesën më të madhe të Europës apo më gjerë (me përjashtim të karantinës së vendosur në mars dhe prill). Por kjo nuk pengoi shqiptarët që të ndryshojnë stilin e veshjes apo më saktë, mënyrën sesi shpenzojnë për veshje dhe çfarë blejnë gjatë kësaj kohe bashkëjetese me virusin.

Disa nga grupet më të mëdha të tregtimit të veshjeve në vend konfirmojnë se teksa veshjet e mbrëmjes dhe të eventeve kanë pësuar rënie drastike, ato “casual” dhe sportive e ndien tronditjen vetëm në fillim të pandemisë, duke iu kthyer normalitetit gradualisht.

Petro Kumi, administrator i Balkan Sport (grup që ka nën vete disa marka sportive të ndara në dy kompani) konfirmon se pavarësisht situatës së pandemisë, përjashto fillimin me karantinën, ecuria e segmentit të veshjeve sportive nuk është prekur shumë.

“Covid-19 zgjoi një trend për jetë aktive dhe të shëndetshme, që do të thotë që si për qëndrimin apo ushtrimin në shtëpi, edhe për daljet në ajër të pastër, për ecje në natyrë, male, njerëzit zgjodhën të shpenzonin për veshje dhe pajisje sportive,” -shprehet ai.

opennews.al

Një target i sigurt për veshjet sportive është rinia e cila gjithmonë e më shumë po zgjedh veshjet komode në përditshmëri, ndërkohë që është më e vëmendshme edhe ndaj tendencave brenda këtij segmenti. Por edhe mosha e tretë e ka kthyer vëmendjen te veshjet sportive gjatë periudhës së pandemisë.

“Rinia ka nisur ta konsiderojë këtë kategori si të pandarë nga përditshmëria. Shihet si moderne dhe mund ta konstatosh fare lehtë, teksa shumica vishen me atlete në përditshmëri. Ky është një target i sigurt për dyqanet me veshje sportive. Një studim që kemi parë ka dalë në përfundimin se veshjet sportive morën atë që nuk u shpenzua për segmentet e tjera. Një moshë më e rritur gjithashtu i konsideron veshjet sportive stil jetese, pasi e mban në shtëpi apo për daljet e shpejta. Kjo u përforcua më shumë gjatë pandemisë,” -thotë z. Kumi.

opennews.al

/Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...