10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

‘Shqiptarët vërshojnë drejt Britanisë me premtimin se do bëjnë pasuri’, ja çfarë thotë drejtori për migracionin

Mijëra shqiptarë po vërshojnë drejt Britanisë së Madhe me gomone dhe përfundojnë në kthetrat e bandave të drogës. Ky është alarmi që japin zyrtarë të lartë shqiptarë dhe ata anglezë. Media angleze The Sun ka vizituar Tiranën, pasi një raport ushtarak nxori në dritë se katër nga dhjetë emigrantë që kalonin ilegalisht për Angli janë shqiptarë.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku thekson se “Njerëzit që bëjnë para nga droga kthehen këtu duke ngarë Maseratis dhe Mercedes dhe blejnë një vilë të madhe në fshat”.

Shefat e lartë të policisë në qytet pretendojnë se shumica e atyre që largohen po e bëjnë këtë për arsye financiare – me krerët e krimit që kthehen në shtëpi me makina luksoze.

Ne pamë automjete të nivelit të lartë me targa të Mbretërisë së Bashkuar që qarkullonin. I pyetur për eksodin në Britani, Saimir Boshnjaku, drejtori i policisë së imigracionit, tha: “Disa njerëz duhet të largohen sepse i ka zënë gjakmarrja, ose kanë rënë në konflikt me bandat kriminale dhe kanë frikë për jetën e tyre. Por shumica janë emigrantë ekonomikë.

“Njerëzit që bëjnë para nga droga kthehen këtu duke ngarë Maseratis dhe Mercedes dhe blejnë një vilë të madhe në fshat. Të rinjtë e shohin këtë dhe kjo i bën ata të duan të bëjnë të njëjtën gjë.”

Rreth një në pesë kanë lënë kombin e Evropës Lindore në disa zona pasi janë joshur nga premtimet për pasuri të mëdha në Britaninë e Madhe.

Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, vlerëson se janë 150 mijë bashkatdhetarë të tij në Britani. Kjo do të thotë se numri është më shumë se trefishuar që nga viti 2019, kur Zyra për Statistikat Kombëtare llogariti se ishin 47,000 këtu. Por kostoja e kontrabandimit në Britani mund të jetë deri në 30,000 £.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...