9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Shqiptari 23-vjeçar përballet me burgim të përjetshëm në Karolinën e Veriut për tentativë rrëmbimi të 2 vajzave

Një 23-vjeçar shqiptar, Endi Bala, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm në Karolinën e Veriut, pasi akuzohet për tentativë rrëmbimi të dy vajzave të mitura në incidente të ndara. Sipas raporteve të mediave të huaja, Bala u arrestua nga Policia e Sterling Heights pasi tentoi të rrëmbejë një vajzë 7-vjeçare dhe një tjetër 15-vjeçare.

Ngjarja e parë ndodhi në Parkun e lumit Clinton North, ku Bala dyshohet se iu afrua një vajze 7-vjeçare, e tërhoqi nga biçikleta dhe tentoi ta fusë në makinën e tij. Fatmirësisht, tezja e vajzës ndërhyri në kohë, duke e shpëtuar atë nga rrëmbimi. Ndërkohë, rreth një orë më parë, një tjetër denoncim kishte mbërritur në polici për një tentativë të ngjashme. Bala dyshohet se kishte tentuar të rrëmbente një vajzë 15-vjeçare në rrugën Clinton River Road, duke e kapur për kokën dhe qafën dhe duke u përpjekur ta fusë në makinën e tij. Një banor ndërhyri për të ndihmuar vajzën, e cila arriti të shpëtojë dhe të njoftojë autoritetet.

Pas këtyre incidenteve, Bala u arrestua dhe u dërgua në burgun e qarkut Macomb nga magjistrati i Gjykatës së Qarkut 41-A të Sterling Heights, Michael Piatek. Akuzat e rënda kundër tij mund të rezultojnë në një dënim me burgim të përjetshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...