10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shqiptari arrestohet në Itali: Hiqej si turist,jetonte nëpër hotele, kapet me kokainë dhe para

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u zbulua se po vepronte nën identitetin e një turisti ndërsa kryente krime në territorin italian. Sipas raportimeve, shqiptari jetonte në hotele të ndryshme dhe ishte denoncuar nga qytetarët për lëvizjet e tij të dyshimta.

Forcat e rendit në qytet vunë re lëvizjet e tij dhe e kapën në flagrancë teksa po përpiqej të kalonte disa gardhe. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën mbi 2 mijë euro cash dhe dy celularë. Gjithashtu, në një paketë cigaresh, u zbuluan më shumë se 10 gramë kokainë, të ndarë në 18 doza të vogla.

Hetimet vijuan në dhomën e hotelit ku banonte, ku u gjet edhe një telefon tjetër, i cili ndihmoi policinë të gjurmonte një nga bashkëpunëtorët e tij. Autoritetet italiane bënë të ditur se shqiptari përdorte statusin e turistit për të hyrë në Itali, por kryente veprimtari të paligjshme gjatë qëndrimit të tij.

Policia lokale ka kërkuar nga prefektura lëshimin e një urdhri dëbimi për kthimin e tij në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...