10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Shqiptari arrestohet në Itali me drogë vlerë 1 milion euro

Policia italiane ka arrestuar një 45-vjeçar shqiptar pas kontrollit të mjetit me të cilin udhëtonte, ku u gjet lëndë narkotike me vlerë 1 milion euro.

Arrestimi ndodhi mbrëmjen e djeshme në autostradën A22 në zonën e Bolzanos, rreth orës 18:45. Policia ndërhyri pasi shqiptari kishte ndalur mjetin dhe po krijonte probleme në qarkullim. Ky veprim tërhoqi vëmendjen e policëve, të cilët vendosën të kryejnë një kontroll.

Gjatë kontrollit, rezultoi se shqiptari, banues në Lombardi, kishte precedentë të shumtë penalë, përfshirë tregtimin e drogës. Kontrollet e mëtejshme zbuluan një çantë të zezë prej pëlhure të fshehur mes mjeteve të punës dhe sendeve shtëpiake në pjesën e pasme të furgonit. Brenda saj, u gjetën 10 pako me marijuanë me peshë totale prej 5.5 kg.

Sasia e drogës e sekuestruar mund të ndahej në të paktën 45,000 doza, me një vlerë të përllogaritur prej gati 1 milion euro në tregun e paligjshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...