Një shtetas shqiptar, Emirjon Gjuta, 34 vjeç, është burgosur pasi u kthye ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar për herë të tretë, pas dy deportimeve brenda tre viteve.
Gjuta u paraqit në Gjykatën e Kurorës në Leeds, ku pranoi shkeljen e urdhrit të deportimit. Ai ishte deportuar për herë të parë në gusht 2020 për vepra penale lidhur me drogën dhe për herë të dytë në mars 2023 për përdorim dokumentesh të falsifikuara. Gjykata e dënoi me 14 muaj burg.






