Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në spital në Gjermani pasi u gjet i plagosur në rrugë mbrëmjen e 13 korrikut. Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Eisenbahnstrasse në Leipzig, Gjermani. Disa persona, pasi kanë parë trupin e viktimës të shtrirë në rrugë, lajmëruan policinë.
Sipas oficerëve, thuhet se ka pasur një përleshje fizike. Ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Policia thotë se po vijon punën për kapjen e autorëve, ndërsa zona e Eisenbahnstrasse u mbyll përkohësisht gjatë natës, raporton Bild