9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Shqiptari merr lajmin e trishtë në gjykatë dhe ‘shpërthen’ në lot, bashkëshortja e tij shtatëzanë humbi jetën

I riu shqiptar, i cili disa ditë më parë u përplas me makinë në SHBA dhe për pasojë gruaja e tij shtatzënë ndërroi jetë, e ka marrë vesh lajmin e hidhur në gjykatë. Ka qenë avokati i tij, i cili ia ka komunikuar pak para seancës gjyqësore.

“Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja e tij qe pritet te lindte kishin vdekur,” tha avokati i Nikeziqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës.

“Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai u shpërtheu duke qarë. Ai në fillim nuk e besoi”, u shpreh avokati.

Adem Nikeziq, 30 vjeç, u paraqit në gjykatë me një karrocë me rrota, i fashuar dhe me veshje spitali. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Aksidenti i rëndë ndodhi të shtunën, kur makina me të cilën po udhëtonte çifti humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat mbrojtëse dhe me një shtyllë.

Për pasojë Adriana Sylmetaj, 23 vjeçe humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos. Mediat amerikane raportojnë se në makinë ishte edhe e motra e 23-vjeçares, e cila është një efektive policie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...