11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Ukraina njofton hapjen e shtatë korridore humanitare për të evakuuar civilët nga disa prej zonave më të goditura nga lufta

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se shtatë korridore humanitare do të hapen më 5 prill për të evakuuar civilët nga disa prej zonave më të goditura nga lufta, përfshirë qytetet jugore të Mariupolit dhe Berdianskas.

Vereshchuk tha përmes një postimi në Telegram se banorët e këtyre dy qyteteve do të lejohen të evakuohen vetëm përmes transportit privat dhe më pas do të udhëtojnë drejt qytetit të Zaporizhjas.

Korridore të tjera do të hapen në qytetin Tokmak, në rajonin Zaporizhja, dhe në qytetet Severdonjecks, Lisiçansk, Popasna dhe Hirske, që gjenden në rajonin e Luhanskut.

“Pavarësisht premtimeve të udhëheqjes së tyre, forcat ruse nuk po lejojnë që askush të udhëtojë për në Mariupol”, tha Vereshchuk.

“Ata kanë bllokuar përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Manhush [rreth 20 kilometra në perëndim të Mariupolit]…. por, pas negociatave, ata u liruar mbrëmjen e kaluar dhe u dërguan në Zaporizhja”, shtoi ai.

Ende është e paqartë nëse Rusia është pajtuar që të ndërpresë luftimet në zonat ku është njoftuar se do të hapen korridoret humanitare.

Përpjekjet e mëhershme nga Ukraina për të evakuuar civilët përmes korridoreve humanitare gjerësisht kanë dështuar për shkak se luftimet kanë vazhduar pavarësisht se disa marrëveshje armëpushimi ishin arritur me Rusinë. /REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...