Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi daljen në koalicion me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, zbulohet logoja e aleancës së re.
Nën emrin “Shtëpia e Lirisë” logoja mban simbolin e flamurit kombëtar dhe ngjyrat blu.
“Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Ne dalim në koalicion, LSI është pjesë e koalicionit. Po negociojmë për partitë e tjera,” – deklaroi dje Berisha.
Partia Demokratike e konsideron këtë koalicion “non grata” që kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.
Logo e re: