18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”/ Koreografia kuqezi irritoj mediat serbe: “Skandal në ndeshjen e Ligës së Kombeve”

Shqipëri dështoi të fitonte mbrëmë ndaj Izraelit, duke zhgënjyer të gjithë me atë humbje 1-2 në shtëpi. Nëse skuadra e Kombëtares nuk bëri detyrën, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozërinë tonë, e cila mbrëmë ishte e përgatitur dhe qëndroi në mbështetje të djemve për 90 minuta me radhë. Në shkallët e tribunave dëgjohej muzikë patriotike, sakaq spektakli ishte i jashtëzakonshëm.

Tifozët Kuq e Zi shpalosën një koreografi me mesazh të veçantë. Në një televizor shihej harta e Shqipërisë së Madhe dhe në tekst shkruhej: “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”.

Mediat serbe i kanë dhënë jehonë të madhe kësaj koreografie, teksa kërkohet nga UEFA që mos të qëndrohet “duarkryq”, por të merren masa të menjëhershme. Për ta, ky është një reklamim i hapur i Shqipërisë së Madhe dhe të papranueshme u dukeshin edhe shfaqja e simboleve të UÇK.

“SKANDAL NË TIRANË! Në tribuna u shfaq flamuri i Shqipërisë së Madhe dhe slogani i UÇK-së! turp!” – Shkruan Kurir.
opennews.al

Telegraf.rs thekson në titull: “Skandal në ndeshjen e Ligës së Kombeve: Shqiptarët shfaqin një pankartë me hartën e “Shqipërisë së Madhe” dhe një mesazh sipër saj”.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...