12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Shumë shtete po kërkojnë të përjashtojnë Rusinë dhe Bjellorusinë nga Lojërat Olimpike të 2024-ës për shkak të pushtimit të Ukrainës

Presioni mbi IOC po rritet për të ndaluar Rusinë dhe Bjellorusinë nga Lojërat Olimpike të 2024-ës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

IOC nuk ka marrë një vendim për këtë çështje dhe perspektiva e sportistëve nga të dy vendet që marrin pjesë si të pavarur është në konsultim. Megjithatë, sot, në një telekonferencë të thirrur nga Ministrja e Sporteve të Lituanisë, Juorgita Siugzdiniene, 35 vende vendosën të kërkojnë që IOC të mos pranojë Rusinë dhe Bjellorusinë në Paris 2024.

Midis tyre janë SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Japonia. Për përjashtimin dolën pak ditë më parë komitetet olimpike të Finlandës, Islandës, Norvegjisë, Suedisë dhe Danimarkës, ndërsa javën e kaluar të njëjtën gjë bënë edhe Letonia, Lituania, Estonia dhe Polonia.

Në telekonferencë ndërhyri presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili nënvizoi, sipas një përfaqësuesi të Ministrisë së Sporteve të Lituanisë, se parimet e neutralitetit nuk mund të zbatohen në rastin e pushtimit rus të Ukrainës.
Ukraina ka kërcënuar me bojkot nëse IOC lejon edhe atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të marrin pjesë si të pavarur, por pikëpamjet midis vendeve nuk përkojnë.

Francezët, të cilët janë edhe organizatorë, nuk mund t’i bojkotojnë Lojërat, ndërkohë që vështirë se do ta bëjnë këtë as SHBA. Greqia e ka bërë të qartë se është kundër bojkoteve, siç ka qenë që nga viti 1896 e deri më sot.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...