7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Shyqyr që s’je mysliman se kaq sa rri me Erdoganin kushedi çfarë do thoshin ata të BE!”/ Rama: “Më bëri për të qeshur ky koment”

Gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin Erdogan, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur edhe komentet e qytetarëve. Rama tha se e kanë bërë për të qeshur një  komentet, i cili i tha shyqyr që s’je mysliman, se kaq shumë sa rri me presidentin e Turqisë, kushedi çfarë do thoshin ata të BE-së.

Rama u shpreh se përtej teorive konspirative roli i Turqisë është i pazëvendësueshëm si valvul sigurie për BE-në.

Më bëri për të qeshur vërtet komenti i një qytetari, i cili thoshte shyqyr që nuk je mysliman se kaq shumë sa rri me presidentin e Turqisë, po të ishe mysliman kushedi çfarë do të thoshin ata të BE-së. Në fakt nuk jam, jam katolik, gjysmën time më të mirë e kam myslimane. Unë nuk besoj se kushdoqoftë në Shqipëri apo BE duhet të shqetësohet për këtë marrëdhënie mes dy vendeve, sepse kjo është marrëdhënie tradiacionale. Edhe kur Shqipëria ishte një vend shumë i mbyllur, marrëdhënia me Turqinë ishte aty si vazhdimësi e një traditë. Kur vjen puna te marrëdhënia ime me Erdogan, janë për të qeshur ato që thuhen. Thuhen jo vetëm nga konspiracionistë por edhe njerëz seriozë në BE. Por e vërteta është që janë disa gjëra që nuk zhbëhen.

Nuk di një qeveri tjetër, përveç qeverisë së Erdoganit kryeministër asokohe të jetë ndjekur në sesion të jashtëzakonshëm për të ndjekur direkt punimet e parlamentit të Kosovës dhe për ta njohur Kosovën në mbledhjen e qeverisë së vet si shtet sovran dhe të pavarur. Përtej teorive të konsiperacionit mendoj që roli i Turqisë në rajon, është një rol konstruktiv në funksion të paqes. Ka qenë privilegj që unë kryeministri i një vendi të vogël, pavarësisht gjatësisë të marr kohë nga Presidenti i Republikës së Turqisë. Por kurrë asnjëherë nuk jam ndjerë në bisedë si përballë dikujt që të jep leksione, dhe kam parë nga këta, që të jep receta të gatshme sesi jepet puna, apo që të vë në pozita të vështira duke të kërkuar gjëra që mund të mos kesh dëshirë fare t’i dëgjosh. Mos e harrojmë asnjëherë që BE pa Turqinë do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot, për keq. Turqia është një valvul e pazëvendësueshme sigurie për BE-në”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...