12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Si ëmbëlsirat ndikojnë në shëndetin tuaj: Efektet negative dhe këshilla për zgjedhje më të shëndetshme

Ëmbëlsirat janë një delikatesë prej së cilës ndoshta nuk mund të heqim dorrë plotësisht, megjithatë ka njerëz që i hanë ato çdo ditë.

Nëse futesh në këtë kategori dashamirësish të ëmbëlsirave, atëherë duhet të mësosh çfarë ndodh në trupin tënd si pasojë e këtij zakoni të ëmbël.

Do të Shtosh në peshë
Ëmbëlsirat janë plot e për plot me kalori.

Një kek i thjeshtë me djathë mund të ofrojë 830 kalori, të cilat nëse konsumohen çdo ditë me ritme të tilla do të kenë ndikim negativ në peshën tuaj trupore.

Në vija të trasha, sa më shumë ëmbëlsira të hani, aq më të prirur do të jeni të bëheni obezë.

Sëmundjet e zemrës
Pjesa dërrmuese e ëmbëlsirave është e mbushur me yndyrna të ngopura që bllokojnë arteriet.

Sipas ekspertëv vetëm 10 përqind e kalorive ditore duhet të vijë nga yndyrnat e ngopura.

Ngrënia e tepruar e këtyre yndyrnave (po, ëmbëlsirat kanë yndyrna) rrit rrezikun e kolesterolit të lartë dhe rrjedhimisht nxit shfaqjen sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru

Mbipesha dhe sëmundjet e zemrës janë një binom i rrezikshëm për shëndetin që i hap rrugën problemeve të tjera më të rrezikshme në të ardhmen e afërt dhe të largët.

Si t’i bëni ëmbëlsirat pak më të shëndetshme
Nëse jeni të bindur që dëshironi të hani ëmbëlsira çdo ditë, të paktën sigurohuni që ato të përfshijnë fruta të freskëta.

Në këtë mënyrë, ju mund të merrni doza më të larta të vitaminave A dhe C por edhe antioksidantëve.

Zgjidhni gjithashtu të ëmbla që kanë më pak kalori dhe në racione sa më të vogla, të mjaftueshme për të shuar nepsin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...