13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Si i shpëtoi 25-vjeçari atentatit që ju bë dje në Shkodër,gjenden 20 gëzhoja në vendngjarje

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e djeshme në Shkodër ku drejt një 25-vjeçari që lëvizte me makinë u qëllua me armë.

Fatmirësisht plumbat nuk e kapën të riun Alban Bruçi.

Mësohet se 25 vjeçari është qëlluar me rreth 20 plumba teksa ndodhej brenda automjetit të tij, por asnjë prej plumbave nuk e ka kapur duke mos u plagosur. Më tej ai ka shkuar për të bërë denoncimin në polici për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë sot është zbardhur edhe dëshmia e të riut. Ai është shprehur se dy persona me motoçikletë i janë afruar dhe e kanë qëlluar. Ai thotë se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e di se kush mund të jenë autorët.

“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motor u afruan dhe njëri qëlloi ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, mësohet të ketë thënë Bruçi.

Policia e Shkodrës dyshon se 25 vjeçari është qëlluar me armë zjarri pistoletë tip Scorpions e cila dyshohet se ka qenë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtënat në zonën ku ndodhi atentati.

Policia e Shkodrës ka gjetur rreth 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërkohë autorët mësohet se kanë lëvizur me një motor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...