10.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

Si ju bë pritë bisnesmenit nga Laçi/Akuzohen për këtë vepër babë e bir nga Shkodra , policia vazhdon hetimet

Detaje të reja nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rakip Roli.

Dyshohet se 2 persona kanë qenë në këmbë dhe kanë qëlluar mbi makinën tip “Audi Q 7” me të cilën udhëtonte autori. Si pasojë e plumbave të shumtë, Roli ka humbur fillimisht drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një makinë tjetër, tip “Benz” e më pas, ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës. Dy të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit janë babë e bir, të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona.

Si ndodhi ngjarja:
Po hapte dyqanin, Xhelal Reçi u qëllua sapo zbriti nga makina, tentoi të largohet duke u futur në një rrugicë
Personi tjetër që kishte armën në dorë, sipas pamjeve filmike rezulton të mos ketë qëlluar. Autorët më pas hipin në një makinë, që qëndronte e ndezur dhe që brenda saj ishte një person tjetër, dhe largohen në drejtim të zonën së Milotit.

Mjeti është gjendur i gjithi i djegur, ndërsa armët nuk janë gjëndur në makinë. Mësohet se makina e djegur ishte vjedhur 1 muaj më parë në qytetin e Fierit, rast për të cilin është bërë kallëzim në polici për këtë vjedhjen e automjetit.

Ndërsa motiv i këtij krimi janë konfliktet e vazhdueshme që dy djemtë e viktimës, Besnik dhe Ervis alias Genti Reçi, kanë me disa persona në Laç dhe Milot.

Nga verifikimet e kryera rezulton se njëri nga djemtë e Xhelal Reçit, ndodhet jashtë shtetit ndërsa tjetri ndodhet në Shqipëri, por qëndron i fshehur për shkak të përplasjeve që ka pasur disa herë me armë. Besnik Reçi, i shpëtoi një atentati një vit më parë në zonën e Shëngjinit, ku dy persona me motor e qëlluan me armë, por pa mundur ta ekzekutojnë.

Dyshimet e para
Një nga të dyshuarit e policisë për këtë ngjarje të rëndë, dyshohet të jetë Y.I, i cili mbeti i plagosur në muajin Janar 2021, ku persona ende të paidentifikuar e qëllojnë nga një motor, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Milot, pikërisht në zonën ku është gjendur dhe makina e djegur, e përdorur në vrasjen e sotme. Y.I, ka dyshuar se atentatin kundër tij e kishin organizuar vëllezërit Reçi, ndaj dhe këta të fundit qëndronin disi të tërhequr nga lëvizja e përditshme në publik.

Megjithëse janë bërë përpjekje për të pasur një pajtim të gjakrave, sërisht palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Duket se në pamundësi për të qëlluar djemtë, persona ende të paidentifikuar kanë marrë hakun tek babai i tyre, Xhelal Reçi.

Autorët dyshohen nga Shkodra
Tashmë policia dhe prokuroria e Kurbinit, është duke shoqëruar dhjetëra persona, ku kontrolle të shumta po kryhen në Milot, Laç dhe në zonën e Shkodrës. Kjo pasi dyshohet se autorët e kësaj vrasjeje kanë ardhur nga Shkodra.

Ndërsa fakti që makina është vjedhur në Fier para një muaji, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh që duan kohë të verifikohen, nëse vrasja e Demir Backës në Fier, mund të jetë kryer nga segmente të caktuara që veprojnë në zonën e Durrësit, Krujës dhe Laçit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT