5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Si ndodhi vrasja në Patra/ Mario Metaj, shqiptari që mbeti i vrarë

Mediat greke raportojnë detaje të reja nga vrasje ditën e djeshme në Patra të Greqisë ku i vrarë mbeti një shqiptar me emrin Mario Metaj.Gjithë konflikti ka ndodhur në sheshin Zavlaniou, ku Mario Metaj me grupin e tij me motora kanë ndjekur dy persona që drejtonin një automjet

Në kryeqëzimin Kurtesi, një nga personat që drejtonte mjetin ka hapur zjarr ndaj grupit që po i ndiqte, dhe plumbi ka kapur në kokë Mario Metajn.

Policia ka gjetur në vendngjarje 2 gëzhoja të kalibrit 9mm, ndërkohë që bashkëpuntori i vrasësit është arrestuar tashmë. Autori mbetet ende në kërkim.

opennews.al

 

Po kush është shqiptari qe u ekzekutua në Patra?

Shqiptari i cili u ekzekutua me gjashtë plumba mbrëmjen e djeshme në qytetin e Patras në Greqi, Mario Metaj dyshohet se bënte pjesë në një bande e se vrasja e tij mund të jetë kryer nga banda rivale po ashtu pjestarët e saj me origjinë shqiptare. Metaj ishte një person i njohur si për autoritetet greke dhe ato shqiptare.

27-vjeçari pak kohë më parë është përfshirë në një sherr së bashku me të vëllanë, ku ky i fundit u plagos me thikë në trup. Mirëpo në Shqipëri, Metaj njihet si anëtar i bandës së Çoles. Në vitin 2010 Metaj grabiti një bankë në qytetin bregdetar në kërcënimin e armës, së bashku me pjestarët e tjerë të bandës. Pas grabitjes që bënë ‘bujë’ në atë kohë erdhi dhe arrestimi i tyre. Më pas në vitin 2012 ai sërish u bë pjesë e grabitjeve të tjera, ku përfshinin karburantet, kazinotë dhe bankave.

I riu u vra me 6 plumba, një prej tyre i preku dhe kokën, goditje kjo që rezultoi fatale. Sherri nisi në momentin kur 2 automjete u kryqëzuan në Kourtesis. Pasagjerët dhe shoferët zbritën nga makina dhe fillojnë të konfliktohen, derisa papritmas u dëgjuan të shtëna në zonë. Si rezultat i të shtënave, Metaj ra në tokë i mbuluar me gjak. I riu u transportua për në spital por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. 3 minuta pasi ka hyrë në sallën e reaminacionit, mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...