13.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Si nisi konflikti mes fqinjëve në Tiranë, viktima i foli pas sherrit për parkingun, ja biseda e fundit

Viktima Nikolin Staka, 56 vjeç, me profesion mësues, lindur në Laç dhe banues prej një muaji me qira në Tiranë ka jetuar në Belgjikë më parë.

Ditën e ngjarjes ai ka parë nga ballkoni i katit të dytë të banesës që fqinji i tij Alban Mermeri po debatonte me një grua për punë parkimi, dhe i ka folur nga lart.

“Çfarë bën, si nuk të vjen zor që zihesh me gra”, mësohet t’i ketë thënë viktima 51-vjeçarit. Ky i fundit i është përgjigjur duke i kërkuar të zbresë poshtë.

“Zbrit poshtë se ta tregoj unë”, ka thënë autori.
Pasi janë takuar në sheshin poshtë pallatit, Mëneri e ka qëlluar me grushte në kokë, fytyrë dhe qafë Nikolinin dhe ka ikur nga vendi. Ditën tjetër, pra ditën e djeshme 56-vjeçari Staka është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas hetimeve dyshohet se ai ka vdekur nga hemorragjia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...