14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Si u zbulua krimi ndaj 22-vjeçares në Itali,vrasësi i saj foli me vete në makinë

Karabinierët në zonën e Katanias në Itali kanë vënë në prang a një 60-vjeçar për për vrasjen dhe fshehjen e trupit të Agata Scuto, 22-vjeçares e cila u zhduk nga shtëpia më 4 qershor 2012, trupi i së cilës nuk u gjet kurrë.

I dyshuari është Rosario Palermo, një ish-bashkëjetues i nënës së saj.

Sipas Prokurorit, hetimet nga karabinierët kanë rindërtuar “marrëdhënien e veçantë” që kishte krijuar burri me vajzën, duke nxjerrë në pah “falsitetin” e alibisë “për ditën e zhdukjes së Agatës”.

Në përfundim të hetimeve nga karabinierët, të nisura pas denoncimit të familjarëve të viktimës së re, të cilësuar si një grua e brishtë, gjyqtari hetues i Katanias me kërkesë të prokurorit të Etna-s ka dhënë masën e sigurisë.

Sipas hetuesve, vajza kishte krijuar një marrëdhënie të veçantë me ish partnerin e nënës së saj, dhe nuk dilte kurrë nga shtëpia, dhe as kishte lidhje me persona të tjerë. I dyshuari ka dhënë informacione të rreme ditën e zhdukjes së saj.

60-vjeçari, sipas aktakuzës, po ashtu “është përpjekur të prishë provat, dhe ka dhënë alibi të rreme për ditën e ngjarjes”. I përgjuar në makinë, ndërsa fliste me vete, burri do të kishte shprehur frikën se mund të gjendej trupi i vajzës së mbytur dhe djegur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...