5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Silvinjo: Ndeshja kundër Kroacisë do të mbetet në kujtesën time gjithë jetën

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, ka shprehur emocionet e tij pas barazimit dramatik 2-2 ndaj Kroacisë. Sipas teknikut kuqezi, kjo ndeshje do të mbetet në kujtesën e tij dhe të gjithë shqiptarëve për një kohë të gjatë.

Silvinjo vlerësoi performancën e ekipit, duke e krahasuar me ndeshjen e mirë kundër Italisë, dhe theksoi se diferencën e bëri rezultati. Ai u shpreh i impresionuar nga minutat e fundit të ndeshjes, të cilat i përshkroi si të paharrueshme.

Me gjithë respektin për Kroacinë, që kanë bërë shumë mirë në 7-8 vitet e fundit, dua t’i komplimentoj. 5 minutëshi i fundit do të mbetet në memorien e të gjithë shqiptarëve. Mund të kishim mbyllur ndeshjen me golin e dytë, por e pësuam dy herë. Megjithatë, ato minuta të fundit do të mbeten mend gjatë,” deklaroi Silvinjo.

Trajneri theksoi rëndësinë e kësaj ndeshjeje për eksperiencën e lojtarëve të rinj dhe për të ardhmen e ekipit. “Në dhomat e zhveshjes, kemi lojtarë që po fitojnë eksperiencë për të ardhmen. Nëse do ishte shënuar ai gol i Manajt ndaj Italisë, do flisnim ndryshe. Ishin të dyja ndeshje të mira, por diferencën e bën rezultati,” shtoi ai.

Silvinjo gjithashtu shpjegoi arsyen pse zgjodhi Dakun para Brojës në minutat e fundit të ndeshjes. “Zgjodhëm Dakun para Brojës, sepse në 10 minutat e fundit, Kroacia ishte e tërhequr. Broja kërkon hapësira. Daku është lojtar që tërheq ekipin,” përfundoi ai.

Kjo ndeshje, me gjithë dramatikën dhe emocionet e saj, do të shërbejë si një mësim i vlefshëm dhe një moment i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të Kombëtares Shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...