8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Situata covid-19 24 orët e fundit / Raportohet për një humbje jete dhe 642 persona rezultojnë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e infektimeve nga Covid në 24 orët e fundit.

MSH njofton se janë kryer 1708 testime, ku 642 qytetarë rezultojnë të infektuar të infektuar, një humbje jete dhe 5172 të shëruar në 24 orët e fundit.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 642 qytetarë, në këto bashki:

197 në Tiranë, 56 në Fier, 45 në Durrës, 28 në Vlorë, 25 në Lushnje, 21 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 16 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, 14 në Devoll, nga 13 qytetarë në Kurbin, Divjakë, 11 në Korçë, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Krujë, Kavajë, 8 në Peqin, 7 në Gramsh, nga 6 qytetarë në Vorë, Dibër, Berat, Himarë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Mirditë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Maliq, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Mat, Roskovec, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Selenicë, Pustec, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Kolonjë.

Janë 2,498 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Korça 67 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 5172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,020 që nga fillimi i epidemisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

PS: Pjesëmarrja e PD-së të hënën vendimtare për vijimin e Reformës Territoriale

0
Partia Socialiste i ka dhënë Partisë Demokratike atë që e cilëson si mundësinë e fundit për të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale....

Këlliçi: Apeli vendosi kapakun mbi drejtësinë, jo mbi krimin

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar nga selia e PD-së pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin...

Edmond Spaho kritikon PD-në: Bojkoti i reformës zgjedhore dhe territoriale, gabim më i rëndë...

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka kritikuar ashpër drejtimin aktual të PD-së për bojkotimin e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale, duke e...

Ina Zhupa akuzon mazhorancën: Kuvendi po kthehet në formalitet, po shkelen rregullat e parlamentarizmit

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër nga Konferenca e Kryetarëve, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të rënda të parimeve të parlamentarizmit...

Bardhi për reformën territoriale: Opozita nuk ka bojkotuar, kërkojmë dialog sipas standardeve të BE-së

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është ndalur te reforma territoriale, duke deklaruar se opozita ka kërkuar vazhdimisht dialog dhe procese...