Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 482 qytetaë, nga te cilet 129 qytetarë kane rezultuar te infektuar, ndersa per fat te mire nuk eshte shenuar asnje humbje jete.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 482 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 129 qytetarë, në këto bashki:
89 në Tiranë, 14 në Lezhë, nga 4 qytetarë në Krujë, Sarandë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Vlorë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Tropojë, Kurbin, Lushnje, Himarë, Selenicë, Gjirokastër, Korçë.
Janë 678 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 129
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 482
Testime totale 1,837,710
Raste pozitive 277,270
Raste të shëruara 273,095
Raste Aktive 678
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 505
Vlorë 52
Fier 38
Lezhë 24
Durrës 20
Gjirokastër 10
Korçë 9
Berat 8
Shkodër 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës. 1